Alves zbulon të ardhmen e tij

Dani Alves duket se ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

05/03/2019 13:54

Dani Alves siç duket dëshiron të qëndrojë te PSG-ja.

Mbrojtësi brazilian ka thënë se ai dëshiron ta mbyll karrierën e tij si kampion botëror, andaj po bënë gjithçka që të shkojë atje.

“Unë do të përpiqem të shkoj në Kupën e Botës , qëllimi im është të përfundoj karrierën time si kampion Botëror”, përfundoi braziliani duke iu referuar titullit të vetëm që i mungon, përcjell lajmi.net.

Ndërkohë Dani Alves është në sezonin e tij të dytë tek PSG. Ai iu bashkua skuadrës franceze në verën e vitit 2017 nga Juventusi, teksa deri më tani ka zhvilluar 38 ndeshje në Ligue One. /Lajmi.net/