Alves turpëroi Ronaldon
Real Madrid u mposht nga Barcelona me rezultat 2-1 në El Clasicon e parë për këtë sezon, duel i zhvilluar në Nou Camp në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A. Dhe, përveç humbjes dhe ankesës për një penallti në dëm të tij, Cristiano Ronaldo u desh të ballafaqohet edhe me një tjetër situatë…

Sport
Real Madrid u mposht nga Barcelona me rezultat 2-1 në El Clasicon e parë për këtë sezon, duel i zhvilluar në Nou Camp në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A.
Dhe, përveç humbjes dhe ankesës për një penallti në dëm të tij, Cristiano Ronaldo u desh të ballafaqohet edhe me një tjetër situatë të pavolitshme.
Në minutën e 84-të të takimit, mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves depërtoi përpara dhe e turpëroi portugezin duke e tejkaluar duke ia futur topin nën këmbë.
Por, që Ronaldo të ndihet sado pak më i lehtësuar, Alves nuk arriti të realizonte gol pasi goditjen e tij e priti portieri i Realit, Diego Lopez.
Megjithatë, kalimi i Alvesit ndaj Ronaldos ishte vërtetë i jashtëzakonshëm, gjest që zakonisht shihet nga portugezi, por kësaj radhe ai ishte ‘viktima’.