Alves s’ndihet i vlerësuar në Barcelonë

Dani Alves thotë se nuk ndihet i vlerësuar sa duhet në Barcelonë. Mbrojtësi brazilian megjithatë e ka ndërmend të mbetet në Camp Nou dhe të luftojë për një vend titullari.

Sport

21/08/2014 19:41

Dani Alves beson se nuk e ka marrë respektin që e ka merituar në Barcelonë, por thotë se dëshiron të qëndrojë dhe të punojë nën drejtimin e Luis Enriques.

Braziliani flitej se mund të largohej nga Camp Nou këtë verë, por ai duket se e ka ndërmend ta zhvillojë edhe sezonin e fundit në Spanjë.

“Kam vendosur të rri në Barcelonë. Do të vjen dita kur do të largohem. Mirëpo, do të doja të shkoj me ndjenjën se kam qenë një profesionist i madh këtu”, deklaroi përfaqësuesi brazilian.

“Nëse do të largohesha tash, nuk do të shkoja me atë ndjenjë. Kritikat më motivojnë, sepse ato më bëjnë të mësoj”, vazhdoi ai.

“Kam bërë gjëra të duhura për të qenë i respektuar. Nuk e kam ndjenjën se jam mbështetur kur më është dashur ta mbroj veten”, përfundoi ai.