Alves s’e ka ndërmend të pensionohet, transferohet te gjiganti i Premierligës

Forma e mire e treguar në Kupën e Amerikës ka rritur interesimin e skuadrave që duan ta kenë në radhët e tyre mbrojtësin Dani Alves.

Sport

11/07/2019 08:03

‘Globesport’ raporton se Manchester City kanë vendosur të rrisin përpjekjet për nënshkrimin me yllin brazilian, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi veteran është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me PSG, ku qëndroi për dy sezone.

Te Manchester City, Alves do të bashkohej me Pep Guardiolan, me të cilin ka punuar te Barcelona.

Gjithashtu raportohet se edhe një tjetër skuadër e Premierligës është e interesuar për 36 vjeçarin brazilian./Lajmi.net/