Alves refuzoi Barcën dhe Juventusin për Sao Paulon

Dani Alves ka zbuluar disa detaje mjaft interesante që kishin ngjarë në merkaton e verës.

Sport

12/09/2019 20:59

Mbrojtësi brazilian, i cili pati një verë mjaft të mirë me Brazilin, duke fituar Kupën e Amerikës, ka thënë se pati mundësinë që t’iu bashkohet skuadrave si Juventus apo Barcelona.

Alves ishte lojtar i lirë në këtë merkato, pasi kontrata e tij me PSG kishte skaduar në qershor. Lojtari ka bërë të ditur se ai refuzoi mundësinë për të kaluar tek ish skuadrat, për tu rikthyer tek Sao Paulo.

“Unë kisha mundësinë që të kthehesha tek Juventus” ka thënë Alves, transmeton lajmi.net. “Unë gjithashtu mund të kthehesha tek Barca, pasi e doja atë” ka thënë tutje lojtari.

“Unë nuk vendos për të ardhmen papritur. Mendoj: Çfarë më jep kjo skuadër mua? Si mund të më bëjë person më të mirë? Si më bën ky vend lojtar më të mirë?” ishin fjalët e brazilianit.

Kur Alves shqyrtoi opsionet, Sao Paulo ishte skuadra e duhur për të, pasi ai synonte minutat, për të qenë i gatshëm për Kupën e Botës 2022. /Lajmi.net/