Alves – Real Madrid, zbulohet e vërteta

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka bërë të ditur një lajm të madh.

Sport

05/02/2016 08:41

Dani Alves ishte gati të transferohej në Real Madrid, para se të nënshkruante me Barcelonën.

Alves iu bashkua gjigantit katalan më 2008 nga Sevilla për 30 milionë euro.

Por, ai ka pranuar se lehtë mund të përfundonte në Santiago Bernabeu.

“Kurrë nuk e kam mohuar se transferimi im në Real Madrid ishte gati i konfirmuar”, deklaroi Alves për “Onda Cero”, përcjell “Lajmi.net”.

“Fati im ndryshoi dhe kam ardhur në Barcelonë”, u shpreh ai.