Alves: Në finalen e Ligës së Kampionëve në 2015, Barca ishte si Muhammad Ali

Dani Alves ka krahasuar Barcelonën e vitit 2015 me legjendën e boksit, Muhammad Ali.

Sport

07/06/2020 08:32

Katalanët fitonin tripletën nën urdhrat e Luis Enrique, me MSN që kishin lidershipin në fushën e blertë.

Në finalen e vitit 2015 në Ligën e Kampionëve, ata mposhtnin skuadrën e Juventus, me rezultatin 3:1.

Sipas Dani Alves, brazilianit që atë kohë aktivizohej në krahun e djathtë të mbrojtjes, Barca ishte si Muhammad Ali në atë ndeshje.

“Ne luanim kundër një skuadre të fortë fizikisht, dhe e dinim se duhet fituar duke mbajtur topin. Nuk kishte rëndësi sa të fortë ishin kundërshtarët, nëse i bënim të na ndjeknin pas, derisa u lodhën”, ka thënë Alves, transmeton lajmi.net.

“Në momentin kur ata dorëzohen, është momenti kur ti sulmon. Ne ishim si Muhammad Ali: Shkonim si flutura dhe thumbonim si bletët”, ka shtuar braziliani.

Pas tripletës me Barcelonën, Alves zgjodhi të kalonte një aventurë edhe me skuadrën e Juventus, për të kaluar më pas te PSG dhe së fundmi në Superligën e Brazilit. /Lajmi.net/