Alves: Messi më bindi që të qëndroj te Barcelona
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves ka thënë se ishte pikërisht Messi, njeriu që e ka bindur që ai të mos largohet nga Blaugranët.

Sport
Alves ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, mirëpo braziliani ka thënë se Messi e bindi që ai të qëndrojë te skuadra Blaugranase.
“Messi më tha mua: ‘ Dani, qëndro, ku mund të ndihesh më mirë se sa këtu?’, tregon ylli brazilian.
“Messi dhe unë e kishim të njëjtën bisedë edhe vitin e kaluar, kur flitej se do të nënshkruanim të dy, dhe e patëm diskutuar se askund nuk mund ta gjejmë më mirë. Prandaj, siç e kam thënë edhe më herët, gjithmonë do ta dëgjojë zemrën time dhe kështu edhe veprova”, shtoi Alves.