Alves ka vendosur se ku dëshiron të luajë

Dani Alves është i zhgënjyer me eliminimin e PSG-së nga Liga e Kampionëve.

Sport

19/03/2019 22:57

PSG u eliminua në 1/8 e finales nga Liga e Kampionëve, pasi Manchester United ishte më i mirë në ndeshjen e dytë.

Dani Alves kishte vendosur të largohet menjëherë nga skuadra franceze pas eliminimit, por duket se gjërat kanë ndryshuar shpejtë, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi brazilian është bindur nga sheikët e PSG-së që të qëndrojë në skuadër edhe për sezonin e ri.

Alves duket se do ta nënshkruajë edhe një vit kontratë, me një pagë tejet të majme. /Lajmi.net/