Alves ia pranon Ronaldos

Paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos në fitoren e Portugalisë ndaj Suedisë 3:2 të martën mbrëma në duelin e kthimit të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, kanë zgjuar lëvdata nga anembanë globi, përfshirë futbollistë të skuadrës rivale të Real Madridit. “Cristiano është në formë, shumë, shumë të mirë”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Barcelonës,…

Sport

21/11/2013 09:40

Paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos në fitoren e Portugalisë ndaj Suedisë 3:2 të martën mbrëma në duelin e kthimit të barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, kanë zgjuar lëvdata nga anembanë globi, përfshirë futbollistë të skuadrës rivale të Real Madridit.

“Cristiano është në formë, shumë, shumë të mirë”, deklaroi mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alves.

“Këtë vit, mendoj se ai është pak mbi të tjerët”, u shpreh braziliani.

I pyetur rreth shanseve të yllit të Real Madridit për të triumfuar në garë për Topin e Artë 2013, Alves tha: “Ai është duke luajtur shumë mirë, ka shënuar gola, dhe kjo i shton shanset e tij. Është e vërtetë se nuk ka fituar tituj, por është në formë shumë të mirë”.

Mirëpo, Alves përkrah dy krye kandidatët e tjerë.

“Bastet e mija janë Messi dhe Ribery. Nëse nuk është Messi, do t’ia jepja Riberys sepse ka fituar gjithçka dhe udhëhoqi Bayern Munichun drejt suksesit në të gjitha frontet. Për ta fituar Topin e Artë, duhet të fitoni ndonjë titull”, përfundoi ai.