Alves ia ofroi mëlçinë Abidalit

Në futbollin modern ku shumë lojtarë janë të interesuar vetëm për përfitime financiare, fatmirësisht ka edhe të tjerë që japin shembuj të mirë. Eric Abidal ka bërë të ditur se në kohën kur u desh t’i nënshtrohej transplantimit të mëlçisë, bashkëlojtari i tij i atëhershëm nga Barcelona, Dani Alves ia ofroi të tijën. “Marrëdhëniet e…

Sport

15/09/2013 23:31

Në futbollin modern ku shumë lojtarë janë të interesuar vetëm për përfitime financiare, fatmirësisht ka edhe të tjerë që japin shembuj të mirë.

Eric Abidal ka bërë të ditur se në kohën kur u desh t’i nënshtrohej transplantimit të mëlçisë, bashkëlojtari i tij i atëhershëm nga Barcelona, Dani Alves ia ofroi të tijën.

“Marrëdhëniet e mija me Danin vijnë edhe para se ai të merrte fanellën time të vjetër me numrin 22. Kur u desh të operohesha, ai ma ofroi mëlçinë e tij. Sigurisht, nuk e mora në konsideratë pasi ai është futbollist profesionist. Raporti ynë është më i ngushtë se miqësia”, deklaroi Abidal gjatë një interviste për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.

Abidal u largua nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës duke kaluar te Monaco, ku është duke u paraqitur me sukses.