Alves: El Clasico është maksimumi

Gjatë një intervistë dhënë për GolT, mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alver ka folur për El Clasico dhe për disa tematika që lidhen me gjigantin katalunas. “Është ndeshja më e mirë që mund të luhet, hiç këtu finalet. Për ata që e duan futbollin, është një ndeshje perfekte. Kur fillon të luash futboll, ëndërron të luash…

Sport

18/03/2014 20:30

Gjatë një intervistë dhënë për GolT, mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alver ka folur për El Clasico dhe për disa tematika që lidhen me gjigantin katalunas.

“Është ndeshja më e mirë që mund të luhet, hiç këtu finalet. Për ata që e duan futbollin, është një ndeshje perfekte. Kur fillon të luash futboll, ëndërron të luash në një ndeshje të tillë, është më e mira që mund të jetë”, deklaroi braziliani.

“E dimë se e tërë bota do ta shikojë këtë ndeshje dhe pritet më e mira nga ne. Fakti se përballem me më të mirët në botë, kjo ndikon në profesionin im. Në të kundërtën, do të luaja në skuadrën e vendit tim”, përfundoi Alves.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në mes vete të dielën mbrëma në Santiago Bernabeu, në El Clasicon e radhës.