Alonso: Real – Atletico, ja kush dua të kualifikohet

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka mbështetur ish skuadrën e tij, Real Madrid, të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

22/04/2015 09:58

Xabi Alonso është larguar nga Real Madrid por ai ende e mbështetë gjigantin nga Santiago Bernabeu në ballafaqime me skuadrat e tjera.

Mesfushori i Bayern Munichut ka thënë se shpreson që Los Blancos të fitojnë ndaj Atletico Madridit duke iu bashkuar gjigantit bavarez në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë.

“Derbi i Madridit? Shpresoj për shkak të kaluarës time që të kualifikohet Real Madrid”, deklaroi Alonso për të përditshmen sportive madrilene “AS”.