Alonso afër Bayernit

Xabi Alonso kërkohet nga Bayern Munich. Kampioni i Bundesligës i ka ofruar atij pagë prej 10 milionë euro në stinor në mënyrë që ai të largohet nga Real Madrid.

Sport

27/08/2014 22:36

Bayern Munich është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Xabi Alonso.

Skuadra e Pep Guardiolës i ka ofruar yllit spanjoll pagë prej 10 milionë euro në stinor në mënyrë që t’i bashkohet kampionit të Bundesligës.

E përditshmja sportive madrilene “Marca”, raporton se Alonso kurrë më parë nuk ka qenë më pranë largimit nga Santiago Bernabeu.

Javi Martinez është i lënduar dhe nuk do të luajë deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe Guardiola e sheh Alonson si zëvendësim ideal për bashkëkombësin e tij.

Mirëpo, duke pasur parasysh rëndësinë e Alonsos në formacion e Los Blancos, largimi i tij nga Santiago Bernabeu nuk do të jetë aspak i lehtë.