Almeria lëndoi Messin dhe Ronaldon

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, përveç se janë futbollistët më të mirë në botë ata kanë një tjetër të përbashkët. Të dy pësuan lëndime në ndeshjet kundër Almerias në kuadër të La Ligës. Pas yllit argjentinas të Barcelonës i cili u dëmtua javë më parë dhe nuk do të luajë për dy muaj. Ylli portugez…

Sport

24/11/2013 09:25

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, përveç se janë futbollistët më të mirë në botë ata kanë një tjetër të përbashkët. Të dy pësuan lëndime në ndeshjet kundër Almerias në kuadër të La Ligës.

Pas yllit argjentinas të Barcelonës i cili u dëmtua javë më parë dhe nuk do të luajë për dy muaj. Ylli portugez u zëvendësua në minutën e 51-të të ballafaqimit të së shtunës, pasi ndjente shqetësim në një muskul të këmbës.

“Ishte për shkak të kujdesit, nuk është asgjë e veqantë. Kam marr një goditje në pjesën e parë dhe muskuli u ndje pak sa i ligë”, deklaroi Ronaldo.

Deri më tani gjatë këtij sezoni, Ronaldo ka shfaqur formë të jashtëzakonshme dhe është shndërruar në njërin prej favoritëve kryesor për të fituar Topin e Artë 2013, së bashku me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.

Por, në harë është edhe fituesi i katër edicioneve të kaluara të garës, Messi.