Almeda dhe Tolgahan me set të ri, vajzat do t’i xhelozojnë

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë çift që i hasim shumë shpesh në titujt e medieve rozë.

ShowBiz

17/04/2018 11:21

Bukuroshja shqiptare këto ditë është angazhuar në drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars” në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Andaj, kjo gjë ka bërë që Almeda të jetë larg bashkëshortit, por nuk shihet si pengesë për modelen, ngase pothuajse çdo javë udhëton nga Shqipëria në turqi.

Udhëtimin e fundit, bukuroshja e ka shfrytëzuar për ta realizuar një fotosesion bashkë me Tolgën, ku u shfaqën mahnitës përkrah njëri-tjetrit.

Tolgahan Sayisman është një nga aktorët më të suksesshëm në Turqi, njihet për një numër të madh rolesh. /Lajmi.net/