Almeda Abazi dhe ‘Çënari’ prindër shumë të lumtur

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman duken shumë të dashuruar pranë njëri-tjetrit, madje prindër shumë të lumtur.

ShowBiz

24/02/2019 15:02

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj turk, Tolgahan Sayisman janë në pritje për t’u bërë prindër, shkruan lajmi.net.

Ardhjen në jetë të djalit mezi po e presin dhe këtë e kanë deklaruar shpesh por më së miri flasin fytyrat e tyre në foton e fundit që e ka publikuar Almeda në Instagram.

Së fundmi ndjekësve të Almeda Abazit u ka interesuar se si i ka treguar ‘Çënarit’ se është shtatzënë dhe ajo u ka kthyer përgjigjene shumëpritur.

“Në fakt e zbuluam së bashku sepse nuk isha mirë. Kohët e fundit kam pasur disa dhimbje të mëdha në kokë dhe unë shkova për ta parë nëse kjo ishte një migrenë apo diçka e ngjashme. Por jo, ishte fëmija im, kështu që ka qenë një goditje e vërtetë e madhe me lot lumturie në të njëjtën kohë”, ishte përgjigja e Almedës.

Ajo do të lind edhe dy muaj, që i bie diku në prill dhe me padurim po pret që ta marrë në duar djalin të cilit kanë vendosur t’ia lënë emrin Efehan./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BuRFTSJB7pk/