Allegri tregon gjendjen e Ronaldos, pasi policia i kërkoi ADN-n e tij

Cristiano Ronaldo është shumë i qetë pas akuzave për ngacmime seksuale.

Sport

11/01/2019 18:45

Kështu të paktën ka thënë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili po përgatit skuadrën për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Bolognas.

Derisa Juventus dhe Ronaldo po përgatiten për sfidën kundër Bolognas, ka pasur raporte se Gjykata e Nevadës në SHBA i ka kërkuar portugezit që t’i bëjë testet e ADN-së pas rihapjes së çështjes me Kathryn Mayorgan.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po hetohet rreth një ngacmimi seksual që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 2009 në Nevada.

“Rasti i Ronaldos është një çështje private”, ka deklaruar Allegri, përcjell ‘lajmi.net

“ E pashë atë se është shumë i qetë. Ai do të luajë edhe gjatë ditës së shtune kundër Bolognas. Do t’i shohim veprimet e tija”, tha Allegri në një konferencë për shtyp në Torino”.

Ndeshja e Kupës së Italisë mes Bolognas dhe Juventusit luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/