Allegri: Ronaldo është e ardhmja e Juventus

Massimiliano Allegri ka dhënë disa komente për yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, pas kritikave të shumta që erdhën me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Sport

19/04/2019 22:15

Juventus pësoi humbje me rezultatin 1:2 para tifozëve të vet, për ta gjetur vetën jashtë garave të garës më prestigjioze në Evropë.

Kështu, para ndeshjes që Juventus e luan me Fiorentinën, Allegri ka dhënë disa komente për Ronaldon, duke thënë se ai është e ardhmja e skuadrës.

“Ronaldo pati një sezon të jashtëzakonshëm dhe do të luaj edhe nesër” ka thënë trajneri 51 vjeçar, transmeton lajmi.net.

“Cristiano nuk do të thotë se Liga e Kampionëve është e sigurt. Ai është e ardhmja e Juventus” ka thënë tutje Allegri.

“Ai është i qetë, por edhe paksa i mërzitur sikur të gjithë ne, pasi u eliminuam nga një garë ku prisnim triumfin. Tani nuk ka kuptim të flasim për Ligën e Kampionëve. Duhet të mendojmë për të fituar ligën” ka shtuar trajneri italian.

Skuadrës së Juventus i duhet vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin e kampionit, dhe këtë pritet ta bëjë në fundjavë kundër Fiorentinës. /Lajmi.net/