Allegri nuk pret që racizmi në futbollin italian të zhduket, thotë se ka fjalë dhe jo veprime

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka lëshuar një deklaratë të madhe.

Sport

12/01/2019 08:47

Ai ka thënë se nuk pret që racizmi të largohet nga futbolli italian, pasi sipas tij, nuk janë duke u ndërmarrë aksione por vetëm fjalë.

“Nuk ka asgjë të re. Shumë po flasin por kjo është vetëm për të mbushur gojën e tyre” ka thënë Allegri të premten, transmeton lajmi.net.

“Është shumë e lehtë. Ka pajisje në stadium që identifikojnë ata që thyejnë rregullat” ka shtuar ai.

“Me sa mbajë mend, personi që hodhi banane drejt Aubameyang nuk ka të drejtë të shkojë më në stadium. Në Itali kemi probleme. Kemi frikë të marrim vendime” ka thënë ndër të tjerash ai.

Kujtojmë që debatet për racizmin në futbollin italian kanë filluar pas incidentit në ndeshjen Inter – Napoli. /Lajmi.net/