Allegri nuk ngopet, synon edhe një ‘Scudetto’ me Juventus

Dje, në xhiron e 33-të të Serie A, skuadra e Juventus edhe matematikisht është shpallur kampione e Serie A për këtë edicion.

Sport

21/04/2019 12:49

Pas triumfit 2:1 kundër Fiorentinës, skuadra e Massimiliano Allegrit siguroi triumfin e tetë me radhë në kampionatin italian.

Me këtë sukses ka mbetur shumë i kënaqur edhe trajneri italian, për të cilin kjo është e pesta me radhë nën drejtimin e Juves.

Megjithatë, përkundër gjithë këtij suksesi në futbollin italian, Allegri nuk është ngopur dhe ka thënë se synon edhe një tjetër ‘Scudetto’.

“Sezonin tjetër, përsëri synimi kryesorë do të jetë titulli i Serie A. Ne do të kemi të bëjmë me skuadran nga Milano, të cilat janë duke u përmirësuar, dhe Napoli gjithashtu po rritet” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Roma dhe Lazio mund të forcohen gjithashtu gjatë verës, kështu që do të jetë interesante” ka shtuar trajneri i ‘Biankonerëve’.

“Ne duhet të përmirësojmë kualitetin e futbollit tonë dhe të mësohemi të përballemi me situatat e papritura, sepse ato momente ndryshojnë turnetë” ka thënë ndër të tjerash Maxi.

Trajneri italian tashmë do të ketë mundësinë që të provojë edhe lojtarët e akademisë, pasi gjithçka është mbyllur në Serie A. /Lajmi.net/