Allegri nuk largohet nga Juventusi?

Trajnerit të Juventusit, Max Allegri thuhet se i është ofruar një zgjatje e kontratës deri në vitin 2021 me një përmirësim të lehtë në rrogë.

Sport

16/05/2019 15:51

Sipas La Stampa, takimi i shumëpritur midis Allegrit dhe presidentit Andrea Agnelli u zhvillua të mërkurën në mbrëmje.

Gazeta shpjegon se Agnelli vuri ‘në tryezë’ ofertën rinovimit për trajnerin, duke e lidhur atë në klub edhe për një sezon shtesë, përcjell lajmi.net.

Nëse qëndron Allegri ka të ngjarë të rezultojë në largimin e Paulo Dybalas nga klubi, me Joao Cancelo dhe Miralem Pjanic gjithashtu në rrezik.

Ish-trajneri i Milanit gjithashtu është duke përgatitur një mini-revolucion te Juventusi. /Lajmi.net/