Allegri merr një lajm fantastik para derbit me Interin

18:44 | 4 Dhjetor 2018

Juventus ka marrë një lajm të mirë para derbit me Interin.

Të premten, Juventuns në ‘Allianz Stadium’ pret Interin për të zhvilluar derbin e javës së 15-të në Serie A.

Për këtë ndeshje, trajneri Massimilano Allegri mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Emre Can, shkruan lajmi.net..

Reprezentuesi gjerman ka munguar në dy muajt e fundit shkaku i lëndimit.

Ndeshja e tij e fundit është ajo e 6 tetorit kundër Udineses.

Kujtojmë se Can i është bashkuar Juventusit nga Liverpool këtë verë si transferim i lirë./Lajmi.net/