Allegri: Mandzukic i jashtëzakonshëm

Maximiliano Allegri ka lëshuar disa lëvdata për Mario Mandzukic, pas ndeshjes kundër Romës.

Sport

22/12/2018 23:37

Mandzukic e realizoi golin vendimtarë në këtë takim, ne fitoren 1:0 të skuadrës së tij.

Pas ndeshjes, nuk mund të mungonin lëvdatat e trajnerit për super sulmuesin kroat.

“Ai është i rëndësishëm sepse ka një kombinim fenomenal të përgatitjes fizike dhe teknike. Mandzukic është lojtar i jashtëzakonshëm” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

Mario jo vetëm që realizoi golin e fitores por kreu punë të madhe duke ndihmuar edhe fazën defensive.

Juventus tashmë zyrtarisht është kampion dimëror, dhe me gjasë kështu do të jetë edhe në fund të sezonit. /Lajmi.net/