Allegri, Mandzukic, Can e Dybala – ja si mund të duket Man Utd në një kohë të shkurtër

Manchester United mund të bëjë një shndërrim total të skuadrës.

Sport

17/10/2019 22:31

United nuk e ka nisur siç është pritur këtë edicion dhe duket se është në nevojë të madhe për ndërhyrje në skuadër.

Emra si ai i Massimiliano Allegri po përmenden shumë për stolin e skuadrës nga ‘Old Trafford’.

Por, nga Italia mund të vijnë edhe Mario Mandzukic, Emre Can dhe Paulo Dybala, për të krijuar një ‘Juventus paralel’ në Premierligë.

‘The Sun’ është bazuar në të gjitha spekulimet, duke krijuar kështu një super formacion që do të mund ta udhëhiqte Allegri në ‘Old Trafford’ me gjithë këto transferime.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell këtë formacion të mundshëm të United. /Lajmi.net/