Allegri flet për festimin e Ronaldos, përmend edhe dënimin e mundshëm nga UEFA

Massimiliano Allegri i ka dalë në mbrojtje lojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, për festimin pas fitores ndaj Atletico Madrid.

Sport

17/03/2019 10:45

Gjithçka nisi pas përfundimit të ndeshjes së parë, kur Diego Simeone provokoi lojtarët dhe tifozët e Juves me një festim të pa hijshëm.

Festimi i njëjtë u përsërit nga portugezi Ronaldo, i cili me një het trik në ndeshjen e dytë përmbysi skuadrën madrilene.

Por, pas këtij festimi, ylli i Juventus rrezikon të pranojë ndonjë dënim nga shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA.

“Mendoj se secili feston në mënyrën e tij. Nuk pash ndonjë gjë të çuditshme, vetëm një festim” ka thënë fillimisht Allegri.

“Nuk do të ketë ndonjë ndëshkim” ka thënë tutje trajneri për festimin ‘cojones’ të Ronaldos, transmeton lajmi.net.

Allegri, Ronaldo dhe pjesa tjetër e skuadrës do të përballen sot me skuadrën e Genoas, me fillim nga ora 12:30. /Lajmi.net/