Allegri e jep lajmin e madh për Ronaldon

Massimiliano Allegri ka konfirmuar lajmin e pritur për debutimin e Cristiano Ronaldos në Serie A.

Sport

17/08/2018 13:21

Cristiano Ronaldo do të debutojë me Juventusin në Serie A ndaj Chievos, të shtunën.

Trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se sulmuesi portugez do të luajë nga minuta e parë në ballafaqimin e xhiros së parë.

“Nesër luajnë Cristiano Ronaldo, Wojciech Szczesny, Giorgio Chiellini dhe Miralem Pjanić. Dy mbrojtësit e krahut do të jenë João Cancelo dhe Alex Sandro. Të tjerët? Do të shohim”, deklaroi Allegri, përcjell “lajmi.net”.

“Ronaldo i takon një kategorie më ndryshe. Ai për bashkëlojtarët e ekipit është stimulim i rëndësishëm: fitore dhe të vazhdohet me fitore”, u shpreh ai. /Lajmi.net/