Të Infektuar: 9869

Të Shëruar: 5480

Të Vdekur: 303

Allegri drejton Tottenhamin

9:57 | 18 Prill 2014

Allegri në Tottenham

Tottenham ka gjetur trajnerin e ri. Massimiliano Allegri ka arritur marrëveshje me klubin londinez, dhe do të fillojë punën në postin e menaxherit në White Hart Lane, pas përfundimit të këtij sezoni.

Massimiliano Allegri ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për sezonin e ri, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport.

Ish strategu i Milanit, i shkarkuar në janarin e shkuar, do të fillojë një aventurë të re në bankinën e ekipit nga White Hart Lane dhe me vete do ta marrë edhe Mauro Tassottin, në rolin e asistentit.

Allegri në periudhën e fundit ka filluar të studioj gjuhën angleze dhe ka vizituar disa herë Londrën.

Kështu i vjen fundi spekulimeve se Allegri do të jetë pasardhës i Cesare Prandellit, i cili edhe ashtu ka vazhduar kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC).

Por, interesimi nga Tottenham është shumë konkret dhe Allegri duket se është bindur nga drejtuesit e klubit londinez.

Ai do të ketë detyrë të vështirë në White Hart Lane pas një sezoni dëshpërues dhe dështimin e Andre Villas-Boas.