Allegri – Chelsea, flet trajneri

Massimiliano Allegri ka mohuar mundësinë e angazhimit të tij në postin e menaxherit të Chelseas.

Merkato

23/01/2016 13:03

Massimiliano Allegri nuk do të jetë menaxher i ri i Chelseas.

Trajneri i Juventusit ka mohuar spekulimet se mund të marrë drejtimin e gjigantit londinez.

“Jam i lidhur me Juventusin deri në vitin 2017, dhe e kam thënë shumë herë më parë se ndihem mirë këtu”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp para ndeshjes me Romën, përcjell “Lajmi.net”.

“Ndihem mirë që kërkohem nga një klub i madh, por jam trajner i Juventusit”, u shpreh ai.