Allegri ‘bllokon’ spiunët

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka marrë masa pas ‘depërtimit’ të lajmeve rreth vonesave të sulmuesit Mario Balotelli në stërvitje. Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, qendra sportive e Rossnerëve e quajtur ‘Milanello’ prej tani e deri në fund të vitit do të jetë e mbyllur për publikun, përveq rasteve kur skuadra do…

Sport

28/11/2013 18:10

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka marrë masa pas ‘depërtimit’ të lajmeve rreth vonesave të sulmuesit Mario Balotelli në stërvitje.

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, qendra sportive e Rossnerëve e quajtur ‘Milanello’ prej tani e deri në fund të vitit do të jetë e mbyllur për publikun, përveq rasteve kur skuadra do të ftojë konferenca për shtyp.

Allegrit nuk i ka pëlqyer publikimi i lajmeve si vonesat e njëpasnjëshme të Balotellit në stërvitje dhe dëshiron ta rikthejë qetësinë te skuadra e tij pas serisë së rezultateve negative në Serie A që e kanë lënë Milanin në pozitën e 13-të me 13 pikë.

Por, skuadra reagoi në Ligën e Kampionëve të martën duke fituar 3:0 në udhëtim te Celtic dhe i mjafton vetëm edhe një barazim kundër Ajaxit në xhiron e fundit për të siguruar kualifikimin nga Grupi H.