‘All-Star’: Karl Anthony-Towns fiton garën e trepikëshave, Obi Toppin spektakël në ngulitje
Vikendi i ‘All-Star’ ka dhuruar spektaklin e pritur.

Sport
Mbrëmë në NBA janë zhvilluar garat për trepikësha dhe ajo e ngulitjeve, dy prej garave më interesante para ndeshjes ‘All-Star’, përcjell lajmi.net.
Karl Anthony-Towns i Timberwolves doli kundër të gjitha parashikimeve dhe theu stereotipet duke u bërë ‘njeriu i madh’ që fiton garën për tri pikë. Town mposhti emra si Trae Young e Luke Kennard.
KAT realizoi 29 pikë në finale, për të kaluar Kennard që realizonte 26 sosh.
Garë e nxehtë ishte edhe në garën për ngulitje, ku triumfoi anëtari i New York Knicks, Obi Toppin.
Toppin mposhti në finale Juan Toscano Anderson, derisa Jalen Green e Cole ANthony u eliminuan në raundin hapës.
Shikoni momentet më të mira më poshtë. /Lajmi.net/

