Alkooli shkatërron seksin

Alkooli. Shumë njerëz e konsumojnë, madje në sasi të tepruar, sasi kjo e cila mund të shkaktojë dëme të cilat shfqen në disa raste e më konkretisht gjatë seskit.

Lifestyle

02/05/2014 19:01

Përdoret kur jemi të disponuar ose edhe kur kemi problem.  Përndryshe, konsiderohet edhe si pije depresive. Janë disa fakte të vërtetuara shkencërisht pse alkooli shkatërron mardhëniet seksuale.

Shkatërron disponimin

Edhe pse mund të shtojë disponim të lartë, alkooli shpesh ju shpie drejt një gjendje majft të keqe psiqike, depresive. Një sasi e kufizuar e alkoolit veçse do ju shtojë disponimin, por nëse kjo masë shumëfishohet atëherë dëmi është i pashmangshëm.

Vështirëson orgazmën

Në momentin kur jemi të dehur, alkooli mund veçse të na bëjë persona pa ndjenja. Kështu, humbet edhe ndjesia e të bërit seks tek të dy personat.

Ul testosteronin

Sasia e testosteronit në organizmin meshkujve sjell një eraksion të shëndetshëm duke e rritur kështu kualitetin e seksit. Kurse, alkooli bën të kundërtën në këtë aspekt, sepse zbeh vetkontrrollin dhe ndjesinë gjatë aktit.

Ul përgjegjshmërinë

Shumica e njerëzve kur janë të dehur nuk janë aspak të ndërgjegjshëm për veprimet që bëjnë, dhe zakonisht, aftësia kontrolluese tek ato veprime është shumë e ulët, pothuajse fare, prandaj pasojat mund të jenë të konsiderueshme.