Alkooli gjatë shtatzënisë, ja pasojat tek fëmijët

Çdo muaj, më shumë se 3 milionë gra Shtetet e Bashkuara janë të rrezikuara nga konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë.

Lifestyle

06/02/2016 15:49

Kjo u bë e ditur përmes një raporti të publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). “Alkooli mund të dëmtojë përgjithmonë një fëmijë që ndodhet në barkun e nënës.

Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë është i lidhur me një sërë komplikimesh dhe rezultatesh të dobëta riprodhuese, si dhe mund të shkaktojë çrregullime të tjera, si aftësi të kufizuara fizike, çrregullime në sjellje dhe të aftësive intelektuale”.

Gjithashtu alkooli është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar intelektuale tek fëmijët”, thuhet në raport. Të gjitha gratë duhet të informohen dhe të ndalojnë sa më shpejt konsumimin e alkoolit, theksohet në raport, sidomos në këtë fazë tejet jetësore dhe të rëndësishme për mirëqenien e fëmijës. /f.g/noa.al/