Alketa Vejsiu vihet në siklet teksa i zbërthehet veshja live në ‘Piter Pan’

Incidentet me veshjet janë ato që ndodhin më shpesh në programet e ndryshme televizive.

ShowBiz

11/03/2019 23:58

Një gjë e tillë së fundmi i ndodhi edhe prezantueses shqiptare, Alketa Vejsiut në “Kurthin e Piter Pan”, shkruan lajmi.net.

Moderatorja dukej shumë ekstravagante e veshur me një kostum ngjyrë bojëqielli, i cili i shkonte mjaft shumë.

Gjersa prezantonte emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Alketës papritur iu zbërthye pjesa e sipërme duke treguar më shumë se ç’duhet.

Ajo vuri dorën menjëherë dhe u mundua ta mbërthejë, por siç shihet mbërthyesja i kishte rënë dhe Alketa u detyrua për disa minuta ta mbante dorën tek veshja.

Shikojni fotot. /Lajmi.net/