Alketa Vejsiu flet për periudhën e errët të fëmijërisë së saj

Alketa Vejsiu ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me paraqitjen në ‘Sanremo’.

ShowBiz

23/02/2020 19:32

Alketa Vejsiu filloi mbarë vitin 2020, moderatorja shqiptare i kishte prezantuar në festivalin më të madh muzikor në Itali, ‘Sanremo’.

Prezantuesja së fundmi kishte dhënë një intervistë për emisionin e  Silvia Toffanit, ku flet me krenari për arritjet e saj, ku tregon edhe për periudhën e errët të fëmijërisë së saj, atëherë kur prindërit j’u kishin ndarë.

“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë dhe optimizmit pavarësisht sa të varfër ishim në familje! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur në atë që doja të kisha!”

“Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur.”- është shprehur Alketa.