Alketa Vejsiu e thotë haptas nëse ka menduar t’i hyjë politikës

Alketa Vejsiu ka treguar se çfarë mendimi ka për politikën dhe a po planifikon të hyjë në të.

ShowBiz

12/03/2019 11:15

Alketa Vejsiu e ka shfrytëzuar opsionin e pyetje-përgjigjeve, për të treguar çfarëdo që ndjekësit janë kureshtar të dinë për të, shkruan lajmi.net.

Një prej ndjekësve e pyet moderatoren nëse ka menduar ndonjëherë të hyjë në politikë, meqë rast ajo tha se nuk i shkon as ndërmend një gjë e tillë.

“As me shkon ne mendje! Politika dhe misioni saj jane me vlere, por per natyren time do ishin kufizim i madh lirie!”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe, Alketa Vejsiu së fundi është e angazhuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit. /Lajmi.net/