Alketa përmbledh në një video disa prej kujtimeve më të bukura në televizion

Alketa ka përmbledhur disa kujtime të bukura, në këto ditë pandemie.

ShowBiz

04/04/2020 11:17

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të suksesshme shqiptare, e cila së fundi arriti edhe të prezantojë në “Sanremo”, shkruan lajmi.net.

Për të arritur këtu, moderatorja nuk është ndalur asnjëherë dhe ka punuar me shumë vullnet e energji.

Së fundi, teksa po qëndron e mbyllur në shtëpi bashkë me familje, Alketa solli të përmbledhura në një video, disa prej kujtimeve më të bukura në televizion.

“Jeta është e bukur në atë mënyrë…”, është mbishkrimi që ajo ia la videos, ku shfaqi disa prej paraqitjeve të saj në emisionet që udhëheq.

Për ndryshe, gjatë kësaj periudhe karantine, Alketa po sjell edhe imazhe nga gatimet që po i bën në kuzhinë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-jWeVAHG0g/