Aliu: Nënshkruam memorandumin për rindërtimin e 114 zonave kadastrale – për 32 komuna të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për hartimin dhe nënshkrimin e udhëzimeve administrative të zonave kadastrale. Ai ka thënë pas një angazhimi maksimal, projekti për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale do të përfshijnë 114 zona, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit.…

Lajme

17/07/2024 14:26

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për hartimin dhe nënshkrimin e udhëzimeve administrative të zonave kadastrale.

Ai ka thënë pas një angazhimi maksimal, projekti për Rindërtimin e Informacioneve Kadastrale do të përfshijnë 114 zona, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit.

Postimi i plotë:

Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, sot kemi hapur një etapë të re për rindërtimin e kadastrit.

Tashmë, jemi angazhuar maksimalisht për realizimin e projektit të Rindërtimit të Informacioneve Kadastrale të cilat do të përfshijnë 114 Zona Kadastrale, dhe përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt do të jenë qytetarët e zonave kadastrale në të gjitha Komunat e vendit.

Këto projekte janë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë dhe do të mund të realizohen në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror, ministrisë, komunave, agjencisë kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat, njëherit përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike të tyre, e po ashtu lehtësojë legalizimin e objekteve. /Lajmi.net/