Aliti pas humbjes në Plzen: Me përkrahjen tuaj mund të arrijmë gjëra të mëdha – rruga jonë vazhdon

Fidan Aliti ka thënë disa fjalë emocionuese pas humbjes së Kosovës kundër Çekisë.

Sport

15/11/2019 16:30

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultatin 2:1 në Plzen, duke humbur kështu shpresat për kualifikimin në Euro 2020.

Pasi u shuan shpresat, Fidan Aliti ka përcjell një mesazh për tifozët, përmes rrjetit social ‘Facebook’.

“Pavarësisht rezultatit dhe zhgënjimit që kishim pas ndeshjes dua të falënderoj të gjithë tifozët për emocionet dhe përkrahjen e madhe në këto ndeshje.

Rruga jonë vazhdon dhe me përkrahjen e juaj mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku” ka shkruar Aliti, përcjell lajmi.net.

Aliti ka qenë pjesë kryesore e formacionit të Bernard Challandes, në kombëtaren e Kosovës, duke fituar ‘balotazhin’ me Ibrahim Dresevic. /Lajmi.net/