Alisson tregon se çfarë duhet të bëjë Liverpool për t’u bërë kampion në Premierligë

Liverpool duhet të fitojë të gjitha ndeshjet nëse dëshiron të përfundojë sezonin në krye të tabelës ka thënë braziliani Alisson Becker.

Sport

05/02/2019 23:05

Liderët e Premierligës kanë bërë një tjetër hap fals në Premierligë, duke barazuar 1:1 me West Ham United.

Ky ishte barazimi i dytë për Liverpool në dy ndeshjet e fundit, dhe Alisson beson se Liverpool duhet të rikthejë fokusin për të vazhduar rrugën drejt titullit.

“Duhet të jemi të përgatitur për të luftuar çdo gjë”, ka deklaruar Alisson, përcjell ‘lajmi.net’.

“Të gjitha rrethanat negative që vijnë në rrugën tonë. Unë besoj se skuadra jonë është në rrugën e duhur, nuk kemi shumë vend për hezitim, nëse duam të jemi kampion, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”./Lajmi.net/