Alisson: Nuk mund të krahasohem me Neuer!

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, edhe pse ka vlerë prej 70 milionë eurove, ka thënë se nuk mund të krahasohet me portierin e Bayern Munich, Manuel Neuer.

Sport

12/03/2019 21:13

Braziliani për disa ditë në verën e kaluar ka qenë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, para se Kepa Arrizabalaga të transferohej për 80 milionë euro nga Athletico Bilbao te Chelsea.

“Nuk mund ta krahasoj vetën me Neuer”, ka deklaruar Alisson, para ndeshjes që Liverpool e zhvillon në ‘Allianz Arena’ kundër Bayern Munich.

“Ai është një nga më të mirët në 10 vitet e fundit, ndoshta ai është më i mirë. Ai ka fituar gjithçka, dhe unë sapo kam filluar”.

“Ai është një referencë për mua, e po ashtu një djalë i mirë”./Lajmi.net/