Alisson mund të mungojë deri në gjashtë javë, Liverpool nënshkruan me portierin e ri

20:27 | 12 Gusht 2019

Liverpool ka reaguar shumë shpejtë pasi kanë kuptuar se Alisson Becker mund të mungojë deri në gjashtë javë.

‘Reds’ kanë arritur marrëveshje një vjeçari me portierin veteran, Andy Lonergan, transmeton lajmi.net.

Klopp ka konfirmuar së fundmi se lojtari ka dëmtuar muskulin dhe pritet të mungojë për disa javë, duke bërë që drejtuesit e skuadrës të aktivizohen për ‘zëvendësuesin’ e tij.

Gjatë ndeshjes kundër Norwich, ishte Adrian ai që zëvendësoi brazilianin, dhe kështu pritet të ndodh edhe për ndeshjet e radhës, derisa Adrian të jetë i përgatitur fizikisht dhe i pandëshkuar me karton të kuq. /Lajmi.net/