Alisson: Liverpool e pranon se Inter janë skuadër e shkëlqyer

Portieri i Liverpool, Alisson Becker nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Inter.

Sport

09/03/2022 09:00

Liverpool arriti kualifikimin në çerekfinale në përballjen kundër Inter, ndonëse mbrëmë u mposht në shtëpi me rezultat minimal.

Pas ndeshjes, disa komente ka dhënë portieri brazilian i Liverpool, Alisson, i cili konsideron se Inter janë skuadër e shkëlqyer.

“Duhet të pranojmë se Interi është ekip i shkëlqyer, me shumë cilësi. Lojtarët e tyre duhet të jenë krenarë për performancën e tyre këtë mbrëmje (mbrëmë). Ata i lanë të gjitha në fushë dhe kërkuan kualifikimin”, ka thënë Alisson, transmeton lajmi.net.

“Nuk jemi të lumtur me humbjen, por duhet të jemi të lumtur me kualifikimin pas ndeshjes së vështirë. E dinim se do të ishte vështirë. Duhet të bëjmë më mirë në ndeshjet tjera”, shtoi portieri i ‘Reds’.

Liverpool dhe Bayern Munich janë dy skuadrat e para që kanë prerë biletën për fazën tjetër të garave në Champions League. /Lajmi.net/