Alisson flet për titullin e Premierligës, optimist për skuadrën e tij

Alisson Becker është shprehur tejet optimist kur ka folur rreth titullit të kampionit në Premierligë.

Sport

07/02/2019 20:00

Portieri  i Liverpool ka ende shumë besim se skuadra e tij mund ta fitojë titullin e Premierligës, pas 29 viteve mungesë.

Fitorja 2:0 e Manchester City kundër Everton ka bërë që ata të ngjiten në pozitën e parë, por me një ndeshje më shumë.

Por, edhe përkundër këtij fakti, portieri i Liverpool insiston se skuadra e tij mund të jetë triumfuese në fund.

“Nuk do të thosha asgjë për këtë çështje (fitoren e City). Ne besojmë se mund ta fitojmë ligën” ka thënë braziliani për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Kemi treguar në të kaluarën se jemi mjaftueshëm të miër dhe do të vazhdojmë të tregojmë këtë në çdo ndeshje që vjen” ka thënë portieri tutje.

“Presioni mbi ne është i njëjti. Ne i marrim gjërat ndeshje pas ndeshje pa  u shqetësuar se çfarë po bëjnë kundërshtarët” ka thënë ndër të tjerash Alisson.

Liverpool në ndeshjen e ardhshme do të jetë nikoqir i Bournemouth, ku do të synoj të rikthejë kreun. /Lajmi.net/