Alisson akoma po mendon për fitoren ndaj Barcës, ja si e komenton atë

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, ka thënë se nuk do ta harrojë asnjëherë fitoren e madhe të skuadrës së tij ndaj Barcelonës.

Sport

20/05/2019 16:12

Në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Liverpool ishte mposhtur 3:0 në ndeshjen e parë ndaj Barcës, duke mbetur me gjasa minimale për kalimin në finale.

Në ndeshjen e dytë në ‘Anfield’, ‘The Reds’ arritën që të bëjnë mrekullinë, duke përmbysur katalanët pas triumfit 4:0.

Pikërisht këtë ‘thriller’ të zhvilluar në ‘Anfield’, portieri Alisson ka thënë se nuk do ta harrojë asnjëherë.

“Ajo do të qëndrojë gjithmonë në memorien time. Është një storie që unë do t’ua tregoj fëmijëve dhe nipave të mi” ka thënë Alisson për UEFA, transmeton lajmi.net.

“Unë shpresoj që ne do të fitojmë titullin, pasi ai është objektivi ynë kryesorë” ka thënë ndër të tjerash portieri brazilian.

Alisson Becker ka arritur që të fitojë ‘dorezën e artë’ pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Premierligë, duke lënë prapa bashkëvendasin e tij, Ederson Moraes. /Lajmi.net/