Alienia kërkon ndihmë nga njerëzit (Foto-Video)

Një qenie e cila pretendon të jetë jashtëtokësore por që jeton në trupin e një qenie njerëzore, ka filmuar vetën duke thënë se është e adoptuar nga njerëzit.

Bota

09/02/2016 19:32

Organizata e UFO-ve ”MUFON”, ka deklaruar se nëse ajo pranon për t’u hetuar ky rast i çuditshëm, ndoshta mund të merret parasysh një hulumtim rreth saj për të hetuar qenien e saj të vërtetë, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se ekziston një valë elektromagnetike e cila rrëmben trupat e tyre në Tokë. “Unë jam një jashtëtokësore dhe pres që kjo të miratohet nga njerëzimi.” “Ju mund të telefononi me Moge.” tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se ka edhe të tjerë si ajo, që janë në kërkim të strehimit nga njerëzimi.

“Ne jemi qenie jashtëtokesore pa mbrojtje të mjaftueshme në Tokë dhe kemi nevojë për ndihmën tuaj” tha ajo. “Unë jetoj në trupin e njeriut tani dhe kjo është arsyeja pse njerëzit duhet të më pranojnë të atillë. Kam mësuar gjuhët tuaja në këtë trup, kështu që unë mund të flas me ju. U përpoqa të gjejë ndihmë nga njerëzit në tokë që nga shtatori i 2015 por kam vënë re se qeveritë nuk do të negocionojnë me mua pa ndihmën tuaj” tha ajo. “Shpresoj për të marrë ndihmë nga kjo platformë.” /Lajmi.net