Alicia Keys fillon fushatën “pa grim”, vendosë të mos grimohet më (FOTO)

Këngëtarja Alicia Keys ka vendosur që të mos mbulohet më.

ShowBiz

04/06/2016 11:44

Alicia Keys ka filluar një fushatë për të përforcuar femrat, dhe atë duke inspiruar ato që të dalin pa pasur nevojë të vendosin grim në fytyrën e tyre.

Këngëtarja e njohur ka filluar këtë fushatë me një ese ku ka shkruar për të gjithë presionin që po i bëhet femrave për t’u dukur në një mënyrë të caktuar, përcjellë lajmi.net.

Keys është shprehur kundër ‘mbulimit’: “As fytyrën time, as mendjen, as shpirtin, as mendimet, as ëndrrat e mia, as rritjen emocionale. Asgjë.”

Ajo po e mban premtimin, tani duke bërë një fotosesion të bukur, ku shfaqet pa asnjë pik grimi, ndërsa edhe në videoklipin më të fundit dhe në finalen e ‘Champions League’, është shfaqur me fytyrë të pastër./lajmi.net