Ali Lajçi: Të ndërpritet demarkacioni me Malin e Zi

Anëtari i Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Ali Lajçi ka kërkuar të ndërpritet procesi i demarkacionit me këtë shtet.

Lajme

10/08/2015 08:05

Ai ka thënë për “Epoka e Re” se nga ky proces Republika e Kosovës rrezikon të humbet mbi 12 mijë hektarë për faktin se janë deformuar kufijtë e 74-s.

Ai ka thënë se vijat e propozuara janë ekskluzivisht të kadastrave të Malit të Zi.

Lajçi ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës nuk është dashur të aprovojë raportin teknik të Komisionit shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Ai ka bërë thirrje të ndryshohet përbërja e Komisionit për demarkacion dhe të rishikohet i gjithë procesi.