​Ali Ahmeti: S’mund të ketë kuptim festa e flamurit kombëtar pa kujtuar dëshmorët

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk mund të ketë kuptim festa e flamurit kombëtar pa kujtuar ata që dhanë jetën e tyre në shërbim të lirisë së atdheut. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ditën e shënimit të 28 Nëntorit e filluan sot në Shkollën…

Lajme

28/11/2022 14:15

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti ka deklaruar se nuk mund të ketë kuptim festa e flamurit kombëtar pa kujtuar ata që dhanë jetën e tyre në shërbim të lirisë së atdheut.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ditën e shënimit të 28 Nëntorit e filluan sot në Shkollën Fillore “Rexhep Voka” në Shipkovicë, në hyrje të së cilës si përkujtim frymëzues i rinisë në rrugën e dijes, do të qëndrojë busti i dëshmorit të kombit, Xhemil Abdurahmani.

“Flamuri ynë nuk është përkulur asnjëherë falë djemve si ai! Lavdi e përjetshme Xhemilit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Ahmeti.