Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi sonte përballen para kamerave televizive (VIDEO)

Liderët e dy partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike Shqiptare, do të dalin sonte në duel televiziv para zgjedhjeve të së dielës, 11 dhjetor, në Maqedoni.

Lajme

07/12/2016 15:54

Dueli i liderëve të dy nga pesë subjektet shqiptare pjesëmarrëse në zgjedhjet e së dielës në Maqedoni do të zhvillohet në TV21 të Shkupit, me fillim në orën 20:30.

Përveç BDI-së dhe PDSH-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Maqedoni sivjet marrin pjesë edhe tri subjekte shqiptare – koalicioni i udhëhequr nga Lëvizja Besa, koalicioni i Lëvizjes për Reforma – PDSH, partisë Nisma dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe Partisë së Prosperitetit Demokratik.

Në zgjedhjet e sivjetme në Maqedoni marrin pjesë numër rekord partish dhe koalicionesh shqiptare.